Analisti Astrit Gashi ka reaguar pas intervistës të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në transmetuesin publik.
Gashi është shprehur kritik ndaj kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, i cili nuk e sfidoi fort Kurtin në intervistë, shkruan Insajderi.
“Ma n’fund VeteVendosje ka ra ne kryeredaktor te mire te RTK-se, Blerim Haxhiaj. Po e shikoj intervisten te cilen Blerimi e paralajmeroi si me “kryeministrin e Kosoves” dhe nuk po e di se cili eshte Kryetari i VV, se ma shume po tingellon i tille “sherbetori i perhershem” Blerim Haxhiaj.
Kjo eshte gazetaria dhe ky eshte gazetari qe e kerkon partia ne pushtet.
- Gerrdi e gazetarise!“, deklaroi Gashi. /Insajderi.org/