https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gati një vit zvarritje, Qeveria më në fund lëviz për rritjen e pagës minimale

Gati një vit zvarritje, Qeveria më në fund lëviz për rritjen e pagës minimale
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Qeveria Kurti më në fund ka lëvizur lidhur me Projektligjin për pagën minimale, i cili është miratuar në lexim të parë gati qe një vit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ky projektligj do të shqyrtohet nesër në Komisionin për Buxhet, Punë e Transfere e më pas do t’i procedohet Kuvendit për lexim të dytë. Për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të kalojë në lexim të dytë dhe të tretë dhe të nënshkruhet nga Presidentja.

Pas zvarritjes disamujore, Qeveria është kujtuar tek tash për Projektligjin që do ta rriste pagën minimale në vend, që ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011.

Ky Projektligj është miratuar në lexim të parë qysh në qershor të vitit të kaluar dhe parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Sipas rregullores së Kuvendit, projektligji do të duhej të procedohej për lexim të dytë dy-tre muaj pas miratimit në lexim të parë, por kjo s’ka ndodhur.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, i ka thënë Gazetës Express se Projektligji do të shqyrtohet nesër në Komisionin për Buxhet, Punë e Transfere.

“Ju njoftoj se të premten (nesër) datë 26.05.2023 nga ora 13 e 30 do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për caktimin e pagës minimale”, ka deklaruar Statovci për Express.

Pas shqyrtimit në Komision, ky projektligj pritet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për lexim të dytë.

Për të hyrë në fuqi, projektligj duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë dhe të nënshkruhet nga Presidentja Vjosa Osmani.

Partitë opozitare në vazhdimësi kanë drejtuar kritika në adresë të Qeverisë, për zvarritjen e këtij projektligji.

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, i kishte thënë Gazetës Express se mos rritja e pagës minimale në vend po e përshpejton ikjen e fuqisë punëtore nga vendi.

Ai e kishte përsëritur kërkesën e partisë së tij që paga minimale të jetë 370 euro, e jo 250 siç ka propozuar Qeveria.

“Është e papranueshme neglizhenca dhe diskrimini që po ju bëhet 100 mijë qytetarëve të Kosovës në lidhje me pagën minimale. Këtu më së shumti po e pësojnë qytetarët që punojnë në sektorin privat. Qeveria dhe shumica parlamentare po i frikësohen këtij ligji që rrit pagën minimale, ose mund të jetë ndonjë kalkulim politik i tyre për këtë zvarritje. Qeveria duhet ta dijë që ky mos veprim i tyre për rritjen e pagës minimale po e shpejton procesin e ikjes nga vendi, e sidomos punëtorët e krahut. Ne si AAK i bëjmë thirrje që ta procedojë sa më shpejt këtë projektligj, dhe që paga minimale të mos jetë 250euro neto, por 370 euro neto ashtu siç kemi propozuar që nga fillimi.”, kishte deklaruar Lekaj.

Kritika për vonesat në procedimin e këtij projektligji kishte drejtuar edhe deputeti i PDK’së, Ferat Shala.

“Projektligji për pagën minimale është vonuar tej mase dhe nuk kemi asnjë informim zyrtar pse është duke u vonuar, por nga ajo që dijmë është Qeveria ka ba gabime që ka realizu në proces e sipër me pagën minimale edhe është në dilemë të madhe se si të veprojë më tutje”, kishte thënë Shala.

Ai kishte renditur edhe arsyet pse, sipas tij, Qeveria po e zvarrit këtë projektligj.

“1.Paga minimale ka qenë propozim i Qeverisë që ka ra në kundërshtim me të gjitha organizatat që janë përfituese. 2. Paga minimale nuk i ka trajtuar kategoritë e dalura nga lufta. 3 paga minomale nuk është në harmoni me shkallën e inflacionit, gjendjen ekonomike të vendit. 4. Të gjitha subjektet politike, po flas për opozitën, kanë pasur vërejtje. Nuk është ligj që i plotëson kriteret dhe nevojat e ekonomisë familjare, veçanarisht për kategoritë sociale”, kishte deklaruar Shala.

Sipas tij, Qeveria do të duhej ta tërhiqte këtë projektligj dhe ta plotësonte, sipas vërejtjeve që ka marrë nga organizatat, kategoritë sociale dhe opozita.

“Do të ishte veprimi më i mençur, edhe pse shumë i vonuar dhe shumë i dëmshëm, nëse Qeveria e tërheq këtë ligj dhe e plotëson me vërejtjet që ka marrë nga organizatat dhe kategoritë sociale dhe partitë opozitare”, kishte thënë Shala për Express.

Ku renditet Kosova për pagë minimale?

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka përditësuar më 31 janar 2023 të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës.

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale, e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 387 euro. Pas Luksemburgut, renditet Gjermania me 1 mijë e 987 euro dhe Belgjika me 1 mijë e 955 euro.

Kosova ndërkohë renditet në fund të kësaj liste, me 170 euro (130 euro deri në 170 euro, varësisht prej moshës).

Para saj është Shqipëria me pagë minimale prej 298 euro.

Poste të ngjashme

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

30/04/2026, 6:59

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke...

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

30/04/2026, 6:54

Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidenca për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare,...

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Lajmi i fundit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

30/04/2026, 6:59
Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim

30/04/2026, 6:54
Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv