https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gazeta zvicerane: Serbia fitoi raundin e parë, por në dialog mbanë në dorë letra më të këqija se Kosova

Gazeta zvicerane: Serbia fitoi raundin e parë, por në dialog mbanë në dorë letra më të këqija se Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një artikull largimit të barrikadave nga pjesa veriore e Kosovës dhe dialogut Kosovë-Serbi në bazë të propozimit franko-gjerman.

Autori i artikullit, Andreas Ernst, njohës i politikave të Ballkanit, shkruan se Serbia “fitoi raundin e parë” në betejën e barrikadave, por se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq “nuk duhet të gëzohet shumë”.

Ernst theksoi se “Perëndimi e detyroi Kosovën të takohet me pakicën serbe”, prandaj edhe “presioni ndaj Beogradit për të njohur Kosovën do të rritet edhe më shumë”.

“Realisht, rezultati i raundit të fundit të krizës mund të shihet si një sukses për Beogradin, siç e sheh edhe Vuçiç. Por, letrat e Serbisë janë më të këqija se ato të Kosovës”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ka një propozim në tryezë që kërkon nga Serbia të paktën një njohje de facto të shtetësisë së Kosovës”, kujton Ernst

Ernst ka komentuar edhe deklaratën e KFOR-it se nëse Forca e Sigurisë së Kosovës dëshiron të dislokohet në veri së pari duhet të marrë pëlqimin e komandantit të KFOR-it.

“Deri më tani është diskutuar nëse ekziston një rregull i tillë. Ajo relativizon sovranitetin e Prishtinës mbi një pjesë të territorit të saj”, shkruan Ernst.

ADVERTISEMENT

Ai e përshkruan më tej edhe përpjekjen e kryeministrit Albin Kurti për ta shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës.

“Qasja politike e Kurtit ndaj serbëve të Kosovës është që t’i trajtojë ata si të gjithë qytetarët e tjerë, me të njëjtat të drejta dhe detyrime. Tani ajo qasje legaliste i ka dështuar”.

“Dhe jo sepse ai sillet në mënyrë diskriminuese, siç pretendojnë shumë serbë të Kosovës. Pikërisht e kundërta. Ai injoron përvojat krejtësisht të ndryshme që ndërtojnë identitetin e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës”, shtoi Ernst.

Prandaj, Ernst theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja do të ushtrojnë presion edhe ndaj Kosovës për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Albanianpost

Poste të ngjashme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03

Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa personave. Sipas policisë,...

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën...

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00

Policia e Kosovës shënoi sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore, në...

Lajmi i fundit

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv