https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gazetari evropian analizon propozimin evropian: Në thelb, është shtesë e marrëveshjes së vitit 2013

Gazetari evropian analizon propozimin evropian: Në thelb, është shtesë e marrëveshjes së vitit 2013

Gazetari i Radio Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak i ka kushtuar një shkrim dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që këto dy shtete të arrijnë një marrëveshje së shpejti mbi planin evropian dhe aneksin e zbatimit të këtij plani.

Ai ka bërë përmbledhje të takimit të 27, duke thënë se Serbia dhe Kosova kanë pranuar tashmë propozimin e Bashkimit Evropian të titulluar “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Sipas tij, “marrëveshja, e cila duke u bërë që nga vjedhta e vitit 2022 dhe mbulon shumë aspekte të marrëdhënieve të dy vendeve, nuk është nënshkruar ende, por është publikuar zyrtarisht nga trupi i politikës së jashtme të BE-së”.

Megjithatë, ai thotë se ka disa paralajmërime.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai i referohet një zyrtari të lartë të BE-së i cili tha se tekstit i mungon vlefshmëria pa aneksin. Kjo sipas tij, e bën nenin 11 të marrëveshjes më të rëndësishmin pasi ajo parasheh që palët duhet të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit të aneksuar në marrëveshje.

ADVERTISEMENT

Jozwiak ka bërë edhe një analizë siç e quan ai “të thellë”, që si pikë kyçe ka përmendur se “marrëveshja është në thelb një shtesë e marrëveshjes historike të Brukselit të vitit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila synonte të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 – një lëvizje që Serbia nuk e ka pranuar kurrë”.

Sipas tij, Serbia, Kosova dhe BE-ja po përpiqen të përditësojnë marrëveshjen e arritur një dekadë më parë, për të ndihmuar të dy shtetet në nisjen e përpjekjeve për anëtarësim ne BE, por pa ndonjë detyrim formal për Beogradin që të njoh pavarësinë e Kosovës – të paktën tani për tani.

“Ndërsa Serbia i hapi negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes fillestare të Brukselit, në vitin 2014, ajo deri më tani ka arritur t’i zgjidhë vetëm dy nga 34 fushat e politikës. Me pesë vende anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën si vend, ai mbetet i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ende nuk është një vend zyrtar kandidat në BE dhe aplikimi për t’u anëtarësuar, i paraqitur në fund të vitit të kaluar, ende nuk është shqyrtuar seriozisht nga blloku. Për momentin, kjo do të thotë se Prishtina as nuk mund të fillojë zyrtarisht procesin e punës në fushat e politikave të mandatuara nga BE-ja”, shkruan Jozwiak.

Më tutje, Jozwiak ka bërë edhe disa vështrime karshi marrëveshjes eventuale midis Kosovës dhe Serbisë të cilat do të listohen më poshtë të përkthyera:

  • Një nga pikat kryesore të pengesave që ka mbetur nga marrëveshja e vitit 2013 është krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti e ka ndërtuar suksesin e tij të fundit politik në refuzimin e lejimit të kësaj, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato në Bosnje-Hercegovinë ku subjektet politike që përqendruara rreth përkatësisë etnike vështirësojnë çdo reformë.
  • Teksti aktual i marrëveshjes nuk përmend asgjë në mënyrë eksplicite për një “asociacion” të komunave me shumicë serbe. Në vend të kësaj, ai thekson se Beogradi dhe Prishtina duhet të “sigurojnë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha të veçanta, duke përfshirë mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për Komunitetin serb për Qeverinë e Kosovës”.
  • Pyetja është nëse një gjuhë e tillë e paqartë dhe e papërkushtuar, mund të funksionojë. Ndoshta, Kurti potencialisht mund të përpiqet të shesë atë si diçka tjetër përveç një asociacioni të komunave me shumicë serbe, edhe pse teknikisht është pothuajse e njëjta gjë dhe Vuçiq mund të argumentojë se Beogradi ka ende rrugë për të mbështetur financiarisht dhe politikisht serbët etnikë në Kosovë.
  • Që nga publikimi i dokumentit të fundit, Vuçiq ka qenë i bindur se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as do ta pranojë atë të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Ky qëndrim është në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjes së re, veçanërisht me nenin 4, i cili thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
  • Testi i vërtetë për përparim mund të vijë në këtë pranverë. Së pari, Kosova po kërkon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës; dhe së dyti, 27 shtetet anëtare të BE-së do të kërkojnë konsensus në mënyrë që të dërgojnë kërkesën e Prishtinës për BE nga Këshilli Evropian i cili përcakton drejtimin politik dhe prioritetet e BE-së, tek komisioni Evropian për të përgatitur një opinion ligjor. Në të dyja rastet, Beogradi ka punuar në prapaskenë për të penguar çdo përparim, sipas disa zyrtarëve të BE-së të njohur për këtë çështje, por që nuk janë autorizuar të flasin publikisht.
  • Vlen gjithashtu të theksohet se ndërsa marrëveshja nuk e detyron Beogradin të pranojë ligjërisht pavarësinë e Kosovës, ajo përfshin lëvizje që në thelb nënkuptojnë njohje de facto, siç është nevoja për të “njohur reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore” dhe shkëmbimi i misioneve të përhershme në kryeqytetet e njëri-tjetrit./Paparaci

Poste të ngjashme

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Lajmi i fundit

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv