https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gërvalla “garantoi” se janë siguruar votat, Kosova në agjendë të KiE-së të hënën?

Gërvalla “garantoi” se janë siguruar votat, Kosova në agjendë të KiE-së të hënën?
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova duket se është në agjendë të mbledhjes së radhës në Këshillin e Evropës, e cila pritet që të mbahet të hënën, pra më 24 prill. Tash kur kanë kaluar më shumë se një vit prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim, dhe po ashtu, është arritur edhe marrëveshja me Serbinë, vendi ynë duket të jetë në agjendë për votim.

Kështu, sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare, një prej pikave që do të shqyrtohet është edhe “aplikimi për anëtarësim” i një shteti.

Sidoqoftë, aty nuk bëhet e ditur se për cilin shtet është fjala, ndonëse, Kosova është vendi i vetëm që ka aplikuar për anëtarësim, derisa Rusia u përjashtua.

Pyetur në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi Dusan Vojnovic të enjten i tha Nacionales se “diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale”.

“Aplikimi është duke u marrë parasysh nga Komiteti i Ministrave, në dakordim me të gjitha rregullat relevante.” – ka thënë z.Vojnovic tutje për Nacionalen.

Fjalët e fundit të Gërvallës për KiE

Jo më larg se të premten, ministrja Gërvalla u deklarua rreth kësaj çështje, duke thënë se “kërkesa e Kosovës pritet që të kalojë në një kohë jo të largët nga Këshilli i Ministrave në Asamblenë Parlamentare”.

“Ne jemi shumë optimist për një proces fer ndaj Kosovës dhe shpresojmë dhe presim që së shpejti të kemi lëvizje edhe në këtë drejtim. Ne jemi të gatshëm për të plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkojmë vetëm një anëtarësim meritor.” – tha ajo në një konferencë për media pas takimit me homologun e saj suedez.

Por, para disa ditësh derisa po fliste në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla kishte deklaruar se votat janë siguruar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE.” – kishte thënë ajo.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, vlen të theksohet se para pak muajsh, Euronews Serbia kishte raportuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe tre shtete anëtare të BE-së kanë kërkuar nga disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë derisa Prishtina të tregojë konstruktivitet për Asociacionin”.

Një gjë e tillë, ishte mohuar nga të gjitha palët, por vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia tashmë janë pajtuar për marrëveshjen bazë dhe aty, mes tjerash përfshihet edhe “Asociacioni”, apo siç quhet tash “vetëmenaxhimi”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nuk dihet se kur do të ndodhë, por në rast të anëtarësimit, Kosova do të përfitonte në disa fusha duke pëfshirë aspektin politik, juridik dhe ekonomik.

Anëtarësim në këshill do të ndikonte në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Veç kësaj, anëtarësimi rrit mundësinë që Kosova të mbrojë qytetarët e saj të cilët kanë probleme të natyrave të ndryshme në vendet jashtë Kosovës e që janë anëtare të KE-së. Gjithashtu, shtetasit e Kosovës do të mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse konsiderojnë se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre nga ndonjë institucion shtetëror i Kosovës, apo cilido shtet anëtar i KE-së.

Po ashtu, Kosovës do t’i mundësohej që të ketë qasje në mekanizma të shumtë të monitorimit dhe vlerësimit, të tilla si GRECO, MONEYVAL, ECSR, CEPEJ, CPT, GRETA si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

Ndryshe, Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër politike në Evropë.

E themeluar më 5 maj të vitit 1949, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës.

Poste të ngjashme

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje. Bëhet fjalë...

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

27/03/2026, 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sonte menjëherë do ta pezulloj lejen për ekspozitën skandaloze në sheshin “Nëna...

Lajmi i fundit

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03
Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv