https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike

Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm që u zhvillua në Tiranë kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik, duke e vlerësuar këtë proces si një vazhdimësi të reformave të thella demokratike dhe ekonomike që vendi ka ndërmarrë. Ajo përmendi progresin e dukshëm të Kosovës në katër vitet e fundit, përfshirë rritjen ekonomike të qëndrueshme, rritjen e investimeve të huaja, dyfishimin e eksportit dhe rritjen e të hyrave buxhetore.

Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova ka dorëzuar e para Agjendën e Reformave 2024–2027 dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu përkujtoi harmonizimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe mbështetjen e qartë për Ukrainën.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla ngriti shqetësimin për veprimet destabilizuese në rajon, duke dënuar aktin e hapur të agresionit të 24 shtatorit në Banjskë, të kryer nga një grup paramilitar të organizuar, financuar dhe trajnuar nga shteti serb, si dhe sulmin e fundit kinetik mbi kanalin Ibër-Lepenc, infrastrukturë kyçe për ujë dhe energji në Kosovë. Ajo theksoi se mungesa e një reagimi të qartë dhe të unifikuar jo vetëm që krijon hapësirë për përsëritje të veprimeve të tilla, por rrezikon edhe themelet e vetë politikës së zgjerimit të BE-së.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ministrja Gërvalla dënoi arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, që konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.

ADVERTISEMENT

Në fund të fjalimit të saj, Ministrja Gërvalla rikujtoi hapat konstruktivë të ndërmarrë nga Kosova për bashkëpunim rajonal, përfshirë zhbllokimin e CEFTA-s, ratifikimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe vendimin e njëanshëm për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës. Ajo theksoi se ndërtimi i një rajoni funksional dhe evropian kërkon përgjegjësi të barabartë nga të gjithë akterët, dënim të hapur të dhunës dhe respekt të ndërsjellë për parimet e fqinjësisë së mirë.

“Pa drejtësi, barazi dhe llogaridhënie të ndërsjellë, nuk mund të ketë përparim të qëndrueshëm,” përfundoi Ministrja Gërvalla, duke falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj paqes e bashkëpunimit në rajon. /Kosova.info/

Poste të ngjashme

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

31/01/2026, 9:46

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për trafikim me lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i...

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

31/01/2026, 9:35

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK

31/01/2026, 9:15

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e 30 janarit 2026 në fshatin Surkish të Podujevës, ku një veturë ka...

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

31/01/2026, 9:09

Shoferi që mbeti i ngujur në veturën mbi të cilen u shemb muri në Han të Elezit, ka arritur të...

Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova

Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova

31/01/2026, 8:59

Nga tre banorët e nominuar për këtë javë, Kushtrimi, Labinoti dhe Aurora e Suanita si një banore e vetme, njëri...

Lajmi i fundit

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

31/01/2026, 9:46
Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

31/01/2026, 9:35
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK

31/01/2026, 9:15
Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

31/01/2026, 9:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv