https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gërvalla: Përkundër sfidave, qytetarët e Kosovës janë të vendosur për progres

Gërvalla: Përkundër sfidave, qytetarët e Kosovës janë të vendosur për progres
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ata diskutuan fillimisht rreth zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës, progresit por edhe sfidave aktuale me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Republikës, e më pas duke vazhduar bisedën gjerësisht rreth marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mundësive se si të forcohen ato më tutje.

Ministria e punëve të jashtme ka bërë të ditur se, u diskutuan aspekte të ndryshme për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit, duke filluar nga ato më evidentet si investimet direkte dhe ekonomia e deri tek mundësitë më praktike që prekin përditshmërinë e qytetarëve në sferën energjisë, edukimit, bujqësisë e sigurisë në ushqim.

Ministrja Gërvalla më tutje theksoi se përkundër sfidave politike dhe shoqërore, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qeveria e tyre janë gjithmonë e më të vendosur për të shënuar vazhdimisht progres në fusha të ndryshme ekonomike dhe shoqërore, të cilat edhe në raportimet ndërkombëtare vjetore po vlerësohen shumë.

Në fund, duke e ftuar të vizitojë Kosovën, ministrja Gërvalla e falenderoi Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan përzemërsisht për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ministrja Gërvalla gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë me takime me përfaqësues të ndryshëm të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe bizneseve të rëndësishme në këtë vend.

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv