Në një postim pas seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ish-kryediplomatja, Donika Gërvalla flet sikur të ishte në luftë.
Këtë luftë, sipas shkrimit, ajo e ka me opozitën duke paralajmëruar një betejë “aspak të lehtë” të hënën.
“Shteti nuk është i shantazhueshëm.
Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit” – ka shkruar Gërvalla.