Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se sot u tentua që të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për deklarata politike.
Ajo tha se janë të gjitha mundësitë që të zhbllokohet situata. Gërvalla i quajti filma dhe propagandë përpjekjen e AAK-së për të mbledhur nënshkrimet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se kjo situatë do ta shtyejë edhe më shumë mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën. Mundësitë ishin që sot të zhbllokohet. Është koha që opozita t’i thërras mendjes që të mos bllokojë. Të gjitha këta janë filma, janë filma jo kreativë dhe pa fantazi. Kemi një deklaratë të 21 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që kanë kërkuar që kësaj t’i jepet fund. Për përpjekjen e AAK-së për të mbledhur nënshkrimet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të them se janë bërë bajat. Kjo është një propagandë”, tha Gërvalla.