Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i është kundërpërgjigjur Agim Veliut, i cili hodhi një mal sulmesh ndaj saj – duke u lëshuar edhe në vlerësime të llojit “e gërvish, të del VV”.
Kica-Xhelili rikujtoi se ajo ka dalë nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes dhe ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës në kohë kur ata ishin “në muaj të mjaltit” referuar pikut të mbështetjes për Vetëvendosjen asokohe.
“Më vjen keq që një person që e kam pasur në grup parlamentar, nuk ma ka thanë asnjëherë personalisht”, tha ajo.
“Mbi të gjitha nuk mund të mos ndjej keqardhje…ta zgjedh këtë gjuhë ndaj një personi të LDK-së…Kjo gjuhë është ushqyer ndaj meje nga momenti që kam dalë në LDK, nga shtatori 2022…Kam dalë nga atje kur kanë qenë në muaj të mjaltit”, tha Kica-Xhelili në “Debat Plus”.