https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Herson

Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Herson
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të frekuentuar në qytetin jugor ukrainas të Hersonit, duke vrarë gjashtë persona, në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, po mbante fjalimin për të shënuar njëvjetorin e nisjes së luftës, thanë zyrtarët.

Ushtria ukrainase dhe autoritetet lokale në Herson tha se 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Reuters raporton se sulmi ndodhi afër një stacioni të autobusëve.

Nga shpërthimi po ashtu ka pasur dëme në dyqanet afër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në fotografitë e postuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shfaqën trupa të pajetë të shtrirë në tokë.

“Në këtë kohë të ditës ky vend është i frekuentuar shumë dhe ka të ngjarë që të ketë edhe më shumë viktima”, tha Viktoria, një ukrainase që po priste autobusin.

“Është e frikshme”, shtoi ajo.

ADVERTISEMENT

Autoritetet lokale në Herson thanë se ishin cak i disa sulmeve në kohën kur presidenti rus po mbante fjalimin, në të cilin ai e përshkroi Perëndimin si agresor në Ukrainë dhe mohoi se shteti i tij kishte nisur luftën kundër popullit ukrainas.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rusia ende nuk ka komentuar lidhur me sulmet në Herson, qytet në të cilin, sipas ushtrisë ukrainase, janë hedhur rreth 20 raketa.

Moska vazhdimisht ka mohuar se ka shënjestruar civilët në luftën në Ukrainë, por qytetet ukrainase janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë, teksa besohet se janë vrarë mijëra civilë.

“Ushtria ruse po granaton rëndë Hersonin. Sërish, vrasje të pamëshirshme të popullatës civile”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ukraina rimori kontrollin e Hersonit në nëntorin e kaluar, tetë muaj pasi Rusia kishte pushtuar atë.

Qyteti i Hersonit dhe zonat përreth janë vazhdimisht cak i bombardimeve nga forcat ruse, që gjenden në anën tjetër të bregut të Lumit Dnjepër. /REL/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

19/05/2026, 15:50

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, ndërsa policia ka nisur...

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

19/05/2026, 13:32

Mërgimtari Naser Xhylani, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut...

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

19/05/2026, 12:48

Gjatë bastisjeve në shtëpi të ndryshme në kantonet Aargau, Schwyz, Zug dhe Gjenevë të martën, më 5 maj 2026, Zyra...

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

18/05/2026, 13:41

Kosova është shpallur zyrtarisht “vend me progres të qëndrueshëm” në garën evropiane të varfërisë, pasi sipas interpretimit të ri të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur

18/05/2026, 6:57

Aksident fatal në Dollc të Klinës, humb jetën një person. Një ngjarje e rëndë në trafik është regjistruar në orët...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

19/05/2026, 15:50
Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

19/05/2026, 13:32
Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

19/05/2026, 12:48
Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

18/05/2026, 13:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv