Një tragjedi tronditi sot popullin amerikan, pasi një avion dhe një helikopter ushtarak u përplasen mes vete në Uashington.
Përplasja ndodhi mbi lumin Potomac, rreth orës 9 të mbrëmjes.
Aeroplani i “American Eagle” po udhëtonte në drejtim të aeroportit kombëtar “Reagan”, kur u godit nga një helikopter ushtarak “Sikorsky”.
Avioni raportohet të ketë pasur 64 pasagjerë në bord.
BBC-ja konfirmon se janë gjetur të paktën 19 trupa pasagjerësh që ishin në bord.
Ndërkohë, organi qeverisës i sportit të patinazhit ka konfirmua se disa anëtarë të këtij komuniteti ishin në bord.
“Këta atletë, trajnerë dhe anëtarë të familjes po ktheheshin në shtëpi nga Kampi Kombëtar i Zhvillimit, i mbajtur në lidhje me Kampionatin e Patinazhit të Figurave në SHBA në Wichita, Kansas”, thuhet në deklaratë.