Një 23 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.
Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë filluar./Gazeta Sinjali