Një person është gjetur i vdekur dje në Përpellac të Podujevës.
Sipas njoftimit të policisë ai u gjet i vdekur afër varrezave dhe se afër tij ishte një pistoletë.
“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.







