Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshimta në Prishtinë mëngjesin e së shtunës.
Sipas PK’së, viktima vdiq në QKUK.
“Prishtinë / 04.05.2024 – 07:40. Raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarit, viktimën e ka gjetur të shtrire në tokë, i njëjti e ka njoftuar emergjencën të cilët e kanë marrë personin dhe e kanë dërguar në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/