https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjermania i hap dyert, merr deri në 60 mijë profesionistë nga Ballkani, përfshirë Kosovën

Gjermania i hap dyert, merr deri në 60 mijë profesionistë nga Ballkani, përfshirë Kosovën
ADVERTISEMENT

Gjermania ka publikuar të mërkurën draft-reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës. Një nga vendimet është edhe zgjatja e rregullores për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Sebia dhe Mali i Zi, shkruan Reuters.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit,” shkroi në Tëitter ministri i Financave Christian Lindner pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur.”

Një nga reformat është ligj i ri i imigracionit që synon të adresojë pengesat kryesore për migrantët në Gjermani, në veçanti për ata që vijnë nga jashtë BE-së.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Draftligji, i parë nga Reuters, thotë se reforma mund ta rrisë numrin e punëtorëve nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së për 60 mijë në vit.

Ajo i ofron punëtorëve të huaj tri rrugë për të hyrë në vend. E para kërkon diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe kontratë punë. E dyta kërkon së paku 2 vjet përvojë pune në sektorin përkatës ose diplomim ose formim profesional. E treta është një “kartë mundësie” për individë që nuk kanë oferta punë por kanë potencial të gjejnë punë. Kjo kartë e mundësisë e ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermanin dhe moshën.

Kabineti miratoi edhe një ligj të arsimit që u jep të drejta të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës në Gjermani do të paguajë deri në 67% të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

Gjithashtu, kabineti ka vendosur që t’i zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat më parë pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50 mijë punëtorë në vit nga këto shtete.

 

Poste të ngjashme

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Lajmi i fundit

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv