Gjashtë persona janë arrestuar në Koshare të Ferizajt nën dyshimin që kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë një dasme.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.
Policia i ka shoqëruar të dyshuarit në Stacionin e Policisë së Ferizajt, dhe që të gjashtë me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ , ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.