Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.”, tha Pllana.
Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar./Arbresh.info