https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kështu tha ai të martën para gazetarëve në Podgoricë, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë të saj zyrtare në këtë shtet.

Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo.

Ajo falënderoi Gjukanoviqin për mbështetjen e tij, dhe tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i kontribuoi paqes në të gjithë rajonin.

Duke folur për raportet e ndërsjella, të cilat sipas tyre janë të rëndësishme dhe miqësore, Gjukanoviq tha se ka punë përpara që pakica malazeze në Kosovë të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës si komunitet zyrtar.

Gjukanoviq tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje – do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”.

Osmani tha se gjatë takimit është biseduar për potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

ADVERTISEMENT

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja Osmani do të vizitojë komunat e Tuzit dhe Ulqinit, ku jetojnë kryesisht shqiptarët në Mal të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Gjukanoviq e njohu Kosovën në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për ta shpallur pavarësinë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në të njëjtën kohë, opozita e atëhershme malazeze, e udhëhequr nga lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, protestoi duke kërkuar anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës.

Pas tri dekadash në pushtet, DPS e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet e gushtit 2020. Aktualisht ajo është partia më e fortë opozitare në Mal të Zi.

Poste të ngjashme

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

15/07/2026, 12:25

Delegatët e LDK-së, i kanë dorëzuar sot në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm...

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është situata në pikat doganore të Kosovës

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është situata në pikat doganore të Kosovës

14/07/2026, 17:23

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave kufitare. Edhe pse...

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

14/07/2026, 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së, ku u...

Miliona euro për partitë parlamentare, ja sa i takuan secilës

Miliona euro për partitë parlamentare, ja sa i takuan secilës

14/07/2026, 15:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 75-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Vendimi u mor...

Osmani s’komenton takimin me Abdixhikun, shmang përgjigjet për postin e presidentes dhe një takim të ri me Kurtin

Osmani s’komenton takimin me Abdixhikun, shmang përgjigjet për postin e presidentes dhe një takim të ri me Kurtin

14/07/2026, 15:00

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka refuzuar të japë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin...

Lajmi i fundit

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

15/07/2026, 12:25
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është situata në pikat doganore të Kosovës

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është situata në pikat doganore të Kosovës

14/07/2026, 17:23
Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset

14/07/2026, 16:03
Miliona euro për partitë parlamentare, ja sa i takuan secilës

Miliona euro për partitë parlamentare, ja sa i takuan secilës

14/07/2026, 15:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv