Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar për 4 qershor seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila njoftoi se seanca do të nisë në orën 13:10.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, të akuzuarit kanë dhënë deklaratat e tyre. Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ka deklaruar se është i pafajshëm, ndërsa Granit Plava ka preferuar të mbrohet në heshtje. Kushtrim Kokalla gjithashtu nuk ka dhënë deklarata lidhur me fajësinë e tij.
Ndërkohë, i vetmi që ka pranuar fajësinë është Tom Dodaj, i cili akuzohej për shitjen e armës me të cilën u krye vrasja. Për këtë vepër, Gjykata e kishte dënuar Dodajn me pesë vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë./Arbresh.info