https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjykata e shtynë ekzekutimin e vendimit të Blerim Sallahut për suspendimin e Përmbaruesit të Telekomit

Gjykata e shtynë ekzekutimin e vendimit të Blerim Sallahut për suspendimin e Përmbaruesit të Telekomit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e Ilir Mulhaxhës si Përmbarues i Telekomit.

Ky vendim u mor pas ankesës në Gjykatë të avokatit të Mulhaxhës, Fisnik Sogojeva, për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

Padinë kundër Ministrisë së Drejtësisë, Sogojeva e kishte parashtruar më 8 dhjetor, derisa kërkesa i është aprovuar katër ditë më vonë, më 12 dhjetor.

Ky i fundit, vendimin për suspendim të Mulhaxhës e quajti veprim të ngutshëm dhe pa asnjë bazë ligjore.

“Veprimit të ngutshëm pa asnjë bazë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, për të suspenduar Përmbaruesin Privat – Ilir Mulhaxha, pas paraqitjes së kërkesës dhe padisë nga ne si përfaqësues të autorizuar në gjykatë që të shtyjë ekzekutimin e vendimit, kjo e fundit dha vendimin e saj”, shkroi avokati Fisnik Sogojeva në Facebook.

Vendimin për shtyrje, Gjykata Themelore në Prishtinë e mori bazuar në Ligjin për Konfliktet Administrative, i cili përcakton se me kërkesë të paditësit ndaj ekzekutuesit të vendimit, në këtë rast Gjykatës, vendimi për ekzekutim mund të shtyhet deri në vendim definitiv gjyqësor.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Prishtinë, është suspenduar të martën e 6 dhjetorit nga Ministria e Drejtësisë, pa marrë vendim Komisioni Disiplinor. Ai është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës kanë thënë se vendimin për suspendim të Mulhaxhës, e ka nënshkruar Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emër të Ministres Albulena Haxhiu.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga Oda thonë se Ministria e Drejtësisë po i shantazhon me vendime të tilla, që sipas tyre, kanë edhe prapavijë politike.

Në reagim, theksohet se Ministrisë së Drejtësisë nuk i takon të marrë vendime të tilla, gjykuar nga fakti se kjo i takon Komisionit Disiplinor të MD’së.

“Oda e Përmbaruesve konsideron se vendimi në fjalë është i paligjshëm, i ngutshëm, i padobishëm. Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të nxjerrë vendime të tilla, përderisa ato nuk rekomandohen nga Komisioni Disiplinor”, thuhet në reagimin e tyre. /Reporteri.net/.

Poste të ngjashme

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

11/08/2026, 18:10

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të...

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:43

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Marigona në Prishtinë. IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Milot Balaj...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:35

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Marigona në Prishtinë. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se bëhet...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të armëmbajtjes pa autorizim gjatë 24 orëve të fundit, në Podujevë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga...

Lajmi i fundit

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës konstituive: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend

11/08/2026, 18:10
Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:43
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:35
Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv