Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Gllamnik, një investim prej 688,800 euro, nga bashkëpunimi ynë me Ministrinë e Arsimit.
Ky projekt i rëndësishëm do të krijojë kushte më të mira për edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të kësaj zone. Gurthemeli i çerdhes do të vendoset së shpejti.
Urime banorëve të Gllamnikut dhe fshatrave përreth!