Emisioni “Favorit” vjen edhe sonte në ekranet tuaja, me fokusin kryesor te kombëtarja e Kosovës.
Dy analistëve të përhershëm, Taulant Dajakut dhe Arbër Avdylit, në studio i bashkohen edhe Tahir Batatina e Gazmend Gashi.
Gjatë diskutimit, foli edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Tahir Batatina.
Ai tha se ky grup i Kosovës ishte shumë i lehtë dhe se ai do të kualifikohej shumë lehtë.
Nga ky grup i Kosovës, nëse nuk do të kualifikohesha i pari, atëherë do ta merrja familjen e do të largohesha nga Kosova”, tha ai.
Ai po ashtu shtoi se këta kundërshtarë të Kosovës (Qipron e Lituaninë) do t’i kishte mposhtur me lojtarë të Superligës./GazetaExpress/







