https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave

Dy persona nën kërcënimin e armës grabisin 300 euro dhe 10 pako cigare nga një pompë e derivateve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istrefi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. Po ashtu, B.B. dhe B.I., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1, të KPRK-së.

Leotrim Cakolli dhe Trim Baraku, secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Po ashtu, T.B., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paatorizuar të armëve” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., me datë 22.11.2023 në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, në argjendarinë “D.“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B., me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme.

Të njëjtit, nisen me automjet në drejtim të Suharekës, dhe me të arritur në afërsi të argjendarisë “D”, e ndalojnë automjetin, dhe nga automjeti dalin të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., të shoqëruar me të ndjerin D.G., që të gjithë të armatosur dhe të maskuar, në atë mënyrë që i pandehuri B.B., i armatosur, pret jashtë objektit në rrugë, ndërsa i pandehuri B.I., e kapërcen banakun e argjendarisë duke ia drejtuar armën të dëmtuarit A.B., dhe të njëjtin, e neutralizon në dhomën e pasme të argjendarisë, duke ia lidhur duart, e duke e mbajtur nën kanosje të armës.

Pastaj K.B., së bashku me D.G., fillojnë t’i thyejnë vitrinat, ku kanë qenë të vendosura stolitë e arit, dhe me shpejtësi të madhe e mbushin një thes, dhe me armë në duar dalin nga lokali. Të njëjtit, me shpejtësi nisen në drejtim të veturës, ku ishte duke i pritur i pandehuri B.B., i cili me të parë policinë shkrep disa herë në drejtim të tyre me pushkë gjysmë automatike. Më pas, të njëjtit vazhdojnë nga fshati Sopijë në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt, ku nga aty dalin nga automjeti, i marrin stolitë me vete, në sasi prej 3 kilogram e 71 gram, duke i shkaktuar të dëmtuarit T.B., dëm në vlerë prej 133,711.34 euro.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të njëjtit, pastaj hipin në dy automjete të tjera, dhe nisen në drejtim të Prishtinës, ku njëri nga automjetet ndalet në afërsi të argjendarisë “B.” në Prishtinë, dhe arin e grabitur e dorëzojnë në lokalin e T.B., për ta fshehur dhe pastaj për ta larguar nga aty. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri L.C., prej mesit të muajit Nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit me datën 30.11.2023, me dashje i ndihmon të pandehurit B.B., B.I., K.B., dhe D.G., për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ashtu që i jep premtim paraprak se do t’i fshehë provat e kryerjes së veprës penale dhe të pandehurit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjëtër, i pandehuri T.B., prej mesit të muajit Nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit 30.11.2023 me dashje ndihmon të pandehurit e lartpërmendur, për kryerjen e veprës penale të grabitjes. I njëjti, në argjendarinë e tij “B.” e cila gjendet në Prishtinë, pranon nga të pandehurit B.B., dhe të tjerët, stolitë e arit të grabitura në peshë prej 3 kilogram e 71 gram, duke i fshehur fillimisht në kasafortën e vet, e pastaj pjesën më të madhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Me këto veprime, secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” sipas KPRK-së.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, të pandehurit B.I., B.B., dhe T.B., secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale të lartëcekura, si dhe gjësendet e përfituara përmes kryerjes së veprës penale, dhe atë: një mori armësh të kalibrave të ndryshëm, karikatorë, fishekë, stoli ari ngjyrë të verdhë 439.6 gr., stoli të ndryshme ari 1969.55 gr., stoli argjendi 61.67 gr., bizhuteri të ndryshme 1690.14 gr., para të gatshme në vlerë prej 3.178.58 €, vetura të markave të ndryshme, telefona etj.

Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Poste të ngjashme

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19

Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën...

RTK kërkon kredi për të dalë nga kriza – Murati fajëson opozitën

Nis subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

21/11/2025, 18:00

Këtë javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një masë e destinuar për...

Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

Pa vija të kuqe për partitë, Lladrovci është i PDK-së: Bedri Hamza pasi mblodhi Kryesinë për herë të parë si kryetar

21/11/2025, 17:31

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë së partisë, pasi mori detyrën e kryetarit të...

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

21/11/2025, 15:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura...

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

21/11/2025, 12:46

Prokuroria Speciale njofton se ka arrestuar B.K, nën dyshimin se drejtonte autobusin në të cilin u gjenden 120 kg substanca...

Lajmi i fundit

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19
RTK kërkon kredi për të dalë nga kriza – Murati fajëson opozitën

Nis subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

21/11/2025, 18:00
Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës

Pa vija të kuqe për partitë, Lladrovci është i PDK-së: Bedri Hamza pasi mblodhi Kryesinë për herë të parë si kryetar

21/11/2025, 17:31
KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

21/11/2025, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv