Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë një njësi e kompanisë Besa Security, shkruan “Jepi zë”.
Sipas informacioneve të para, gjatë grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur apo të lënduar.
Të dyshuarit – dy persona të maskuar – dyshohet se janë larguar nga vendngjarja me motorr.
Policia ka dalë në terren dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.







