Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, nuk është grumbulluar te Zvicra për ndeshjet e muajit mars.
Ai po vazhdon stërvitjet te Bayer Leverkuseni. Aty bashkë me të është edhe lojtari nga Kosova, Larson Ferati, që luan për grupmoshat e reja të klubit gjerman, shkruan Indeksonline
18-vjeçari po merr këshilla nga një super futbollist si Granit Xhaka. Po ashtu këto stërvitje është duke i udhëhequr trajneri i tashëm i kampionëve nga Bundesliga, Xabi Alonso.
Kujtojmë se Ferati është zhvilluar si futbollist te klubi i Leverkusenit dhe ka kontratë vetëm deri në qershor të këtij viti./Indeksonline/