I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID-it që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vjet.
Kësisoj, gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vjet. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID-i ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova, transmeton Indeksonline
Në një postim në platformën X, i dërguari i Trumpit shkruan se “amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur”. Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.
Shifrat e USAID
Kosova: 537 millionë $
Bosnje e Hercegovina: 402 millionë $
Maqedonia e Veriut: 290 millionë $
Serbia: 209 milionë $
Shqipëria: 189 milionë $
Mali i Zi: 77 milionë $
Totali: 1.7 miliardë dollarë