I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi pas një komenti të Lelës ndaj moderatores Duma. Pas kësaj, drejtorit të komunikimit të PD-së i është kërkuar nga vetë Grida Duma të largohet nga studio.
Pjesë nga debati:
Grida Duma: Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën.
Alfred Lela: Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti.
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt. Atë gishtin fute ku të duash.
Grida Duma: Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio. Atë gishtin fute ti ku të duash.







