https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi

Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe pranë viktimave të masakrës në Rezallë, ku thanë se aty do të duhej të shkonte Shkelzen Gashi. Këtë të fundit madje e quajtën idiot.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, së bashku me përfaqësues të tjerë, kanë bërë homazhe në Rezallë, në përkujtim të viktimave të masakrës së 5 prillit 1999.

Gucati theksoi se kjo masakër mbetet e freskët në kujtesën e tij, duke e cilësuar atë si një ndër krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Si sot e di këtë masakër që ka ndodhë, një masakër barbare nga forcat serbe, nga ushtria, policia, paramilitarët që kanë bërë në Rezallë. Mbi 170 janë të vrarë të masakrum. Këtu sot ka qenë mirë të jetë protagonisti i librit, Shkëlzen Gashi me ekipin e vet, të shohin këtë pllakë me emra e mbiemra, të marrin dhe ta dinë që këtu në këtë vend ka pasur masakër, jo vetëm në këtë vend por në tërë territorin e Kosovës ka pasur masakra. Dhe ky muaj tash që fillon deri në qershor, ne do të shkojmë t’i vizitojmë të gjitha masakrat dhe të gjithë terrenet do t’i vizitojmë. “, tha Gucati.

Ai shtoi se vizitat në këto vende janë obligim moral për qytetarët dhe institucionet, në mënyrë që të nderohen viktimat dhe të qëndrohet pranë familjarëve të tyre.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka folur lidhur me protestën dhe reagimet ndaj ekspozitës të fundit në Prishtinë dhe libri që shtrembërojnë historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se adresimi i tyre ka qenë ndaj institucioneve që kanë financuar një ekspozitë të tillë me qëllim të shtrembërimit të historisë, duke theksuar se duhet të ketë referenca të sakta dhe të verifikuara nga institucionet shkencore.

ADVERTISEMENT

“ Në vend që këto institucione ta ngrisin zërin dhe nuk e kanë as një fjalë të vetme për t’i bërë thirrje Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian për ta rishikuar rezolutën mbi të cilën është ngritur Gjykata Speciale për t’i bërë padrejtësi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata financojnë njerëz të tillë që burim të informatave e kanë ish pushtuesin tonë, Serbinë dhe shërbimin sekret të këtij shteti. Prandaj ne edhe atë ditë kemi thënë që do të bëjmë edhe kallëzim pranë organeve të drejtësisë. Mirëpo meqenëse ndërhyrja e prokurorisë dhe marrja në intervistë, atë idiot po e them prapë, i cili dihet qëllimi për çka e ka bërë edhe atë ekspozitë siç e thashë ishte shtrembërimi i historisë”, tha ai.

Jashari theksoi se do të vazhdojnë reagimet dhe kundërshtimet ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e historisë së luftës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“ Merreni me mend, është shqetësuese kur thuhet nga ky person që ishte këshilltar i kryeministrit, nga ky person që është financuar libri i tij dhe dëm i është bërë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ministrja Gërvalla ka blerë libra dhe i ka shpërndarë nëpër diplomaci, po edhe ky vetë ka shitë libra të tillë. Kështu që mendoj se do të mbetet punë e prokurorisë dhe do të merret një vendim. Dhe ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që të nxirret ligji për mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata që duan me shkru referenca dhe dëshmi të sakta, faktike, mund t’i marrin nga organet kompetente që janë institucionet shkencore, në këtë rast Instituti i Historisë, Albanologjik, Akademia e Shkencave” -tha Jashari.

Jashari tha se nuk ka tërheqje nga protestat dhe se reagimet do të vazhdojnë ndaj çdo përpjekjeje për të njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Poste të ngjashme

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999. Me këtë rast,...

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti. Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e...

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë “shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë tarifash”

05/04/2026, 13:38

Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat tjera ka nxitur...

Lajmi i fundit

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49
Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv