Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën më pak të redaktuar. Si rezultat, janë bërë publik disa nga emrat e personave që dyshohet se janë vrarë nga pjesëtarë të UÇK-së.
Prokuroria i ka ndarë viktimat e vrara dhe ato të zhdukura me dhunë, bazuar në lokacione.
Ndërmjet datave 25 dhe 26 korrik të vitit 1998 sipas Prokurorisë, në Llapushnik, saktësisht në Berishë viktima janë 9 viktima të gjitha shqiptare.
Emin EMINI, Ibush HAMZA, Hyzri HAJRIZI, Shaban HOTI, Safet HYSENAJ, Bashkim RASHITI, Lufti XHEMSHITI, Shyqyri ZYMERI, Hasan HOXHA
Ndërsa në Gllogoc dyshohet një viktimë, me emrin Ajet Gashi.
Kujtojmë se për krerët e UÇK-së, tashmë pritet të filloj shqyrtimi gjyqësor.