Kryetari i LDK-s, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi i mbajtur në Istog në kuadër të platformës “Hajde Folim” ka pasur pjesëmarrje dhe interesim të lartë nga qytetarët.
Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte edhe kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, ndërsa Abdixhiku tha se diskutimet me qytetarët ishin të shumta dhe të hapura, duke përfshirë pyetje, ide dhe shqetësime të ndryshme.
“Sa shumë interesim. Përplot bashkëbisedim, ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti.
Kur njerëzit mblidhen jo vetëm për të dëgjuar, por për të folur, për të kërkuar e për të dhënë mendim, e kupton se shpresa qytetare është zgjuar sërish. dhe pikërisht nga këto takime po ndërtohet rrugëtimi ynë i përbashkët përpara.
Istogu gjithmonë ka ditur t’i japë zë Lidhjes. Edhe sot, me këtë afërsi njerëzore, dëshmoi se është gati për rrugën që po bëjmë bashkë”, shkroi i pari i LDK-së në Facebook./Klankosova.tv







