https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haki Abazi tregon si e ndihmoi Kurtin ta hiqte ndalesën e vizës për SHBA

Haki Abazi tregon si e ndihmoi Kurtin ta hiqte ndalesën e vizës për SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili së fundmi ka shfaqur shumë pakënaqësi me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ka folur edhe për raportet me të.

Abazi ka folur edhe për pakënaqësitë e tij dhe arsyet që kanë bërë që të mos jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2, shkruan Demokracia.com.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Deputeti Abazi, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë Kurti I, ka thënë se me Kurtin ishin pajtuar që edhe në Qeverinë Kurti II të shkonin me ekipin e njëjtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Madje, duke folur për këtë cështje, Abazi ka thënë se ka kontribuuar shumë në LVV. Abazi ka thënë se ai e ka ndihmuar kryeministrin Albin Kurti edhe që t’i hiqet ndalesa e vizës amerikane, shkruan Demokracia.com.

“Kontributi im prej heqjes së ndalesës për vizë në Amerikë”, ka thënë Abazi në Pressing, por nuk e ka përfunduar fjalinë, pasi kishte ndërhyrje me një pyetje.

ADVERTISEMENT

Megjithatë, në Qeverinë Kurti II, Abazi u la anash dhe Kurti vendosi që zëvendëskryeministër ta bëj Besnik Bislimin, porse atij ia kishte dhënë një arsyetim pse nuk do ta bënte pjesë të qeverisë së re.

“Arsyetimet kanë qenë të llojit që nuk ke marrë vota të mjaftueshme. Me ju thënë të drejtën, ju betohem, me shumë sinqeritet e kam marrë këtë arsyetim. Vetëm se i kam thënë që Besnik Bislimi nuk ka dalë fare, Artane Rizvanolli e Rozeta Hajdari s’kanë qenë kurrë pjesë e listës”, ka deklaruar Abazi.

Sipas deputetit, Kurti i kishte thënë se ai ishte ekipi me të cilin do të ecte përpara.

“Tha ky është ekipi që unë kam vendosë me ecë përpara. I thashë puna e mbarë. Unë e kam votu Qeverinë e presidenten”, ka thënë ai.

Për Abazin, e vërteta pse ai nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e Qeverisë është, sepse ai nuk është “mjaftueshëm i majtë”.

“Tash vjen puna te diskutimit te Rugova. Zgjedhjet e brendshme në VV kanë dëshmuar një gjë të vetme, që unë nuk jam mjaftueshëm i majtë në perceptimit të grupit që ka fitu. Ti mundesh me dhënë gjithçka prej vetes, ku si fazë e parë llogaritet mbushja e barkut me ushqim, pra eliminimin e varfërisë për të arritur te përcaktimi ideologjik. Konstatimi duket është bërë më herët si duket, që një njeri efektiv nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, ose i majtë, ose brenda vijave të lojalitetit të qeverisë”, ka deklaruar Abazi.

Poste të ngjashme

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05

Klinika Infektive njofton opinionin publik se, duke filluar nga dita e premte, më 10.07.2026, në klinikë kanë filluar të paraqiten...

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një...

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20

Drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë...

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik. Sipas...

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Lajmi i fundit

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

13/07/2026, 11:05
Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

12/07/2026, 20:06
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv