https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Halimi e quan formalitet pa efekt performancën e sotme të Kurtit e Osmanit për aplikim në BE

Halimi e quan formalitet pa efekt performancën e sotme të Kurtit e Osmanit për aplikim në BE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian. Ajo tha se anëtarësimi i shpejtë në BE “është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale”.

Mirëpo, ajo thotë se performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në BE është shumë e rëndësishme dhe sipas saj “kjo pamje do të mbetet vetëm imazh nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”.

“Anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Evropian është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale. Megjithatë, performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Kjo pamje do të mbetet vetëm imazh, nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo ka rekomanduar që 75 milionë eurot që u dhanë nga BE për Kosovën duhet të “vihen në punë, që të mos ketë reduktime”, derisa përmendi edhe faktin që Ministria e Shëndetësisë është pa ministër.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Hyrja në BE mund të jetë larg, mirëpo 75 milionë eurot e tyre – fonde mbështetëse për energjetikë – dje janë deponuar në buxhetin e Kosovës. Qeveritarët tanë duhet të angazhohen për vënien e tyre në punë, që të mos kemi reduktime të rrymës që dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve dhe rrënojnë ekonominë tonë. Krahas kësaj, kemi hyrë në muajin e tretë pa ministër në Shëndetësi”, ka shkruar ajo.

“Mjekët po ikin nga nënçmimi prej shtetit; qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore; e të gjithë bashkë nga çmimet e shtrenjtuara të të gjitha produkteve bazike. Andaj, në vend të formaliteve pa efekt, kryeministri dhe kabineti i tij duhet të merren me gjëra të prekshme, që ndikojnë në përditshmërinë e qytetarëve tanë”.

Poste të ngjashme

Kandidatë me telashe ligjore në garë për deputetë

Kuvendi sonte seancë, shqyrtohen këto pika

12/02/2026, 16:26

Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë që do të mbahet me fillim prej orës 19:00. Besnik Tahiri nga Aleanca për...

Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtim të shtëpive për serbët në veri

Qeveria thërret mbledhjen e parë

12/02/2026, 9:55

Qeveria e re do të mbajët sot mbledhjen e parë, shkruan Reporteri.net. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se...

Saranda Bogujevci, llapiania që do të udhëheqë kulturën e Kosovës

Saranda Bogujevci, llapiania që do të udhëheqë kulturën e Kosovës

11/02/2026, 22:49

Saranda Bogujevci është një nga figurat më të njohura politike dhe publike në Kosovë. Ajo ka lindur më 12 qershor...

Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që t’i marr nëse votohet sot Qeveria

Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar

11/02/2026, 21:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin qeveritar, që duhet të sigurojë të paktën 61 vota nga 120...

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Presidentja Vjosa Osmani, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Presidentja Vjosa Osmani, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

11/02/2026, 17:46

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Presidentja Vjosa Osmani, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt...

Lajmi i fundit

Kandidatë me telashe ligjore në garë për deputetë

Kuvendi sonte seancë, shqyrtohen këto pika

12/02/2026, 16:26
Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtim të shtëpive për serbët në veri

Qeveria thërret mbledhjen e parë

12/02/2026, 9:55
Saranda Bogujevci, llapiania që do të udhëheqë kulturën e Kosovës

Saranda Bogujevci, llapiania që do të udhëheqë kulturën e Kosovës

11/02/2026, 22:49
Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që t’i marr nëse votohet sot Qeveria

Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar

11/02/2026, 21:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv