https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Halimi për ministren Haxhiu: Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon, tash ka kaluar në kërcënim

Halimi për ministren Haxhiu: Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon, tash ka kaluar në kërcënim
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se komenti i ministres Albulena Haxhiu, e cila iu drejtua prokurorit në aktakuzën për gazin lotsjellës me thirrjen “dorëzohu”, shpërfaq qasjen e dhunshme të qeverisjes aktuale në Kosovë.

Halimi tha se mendësia e gazit lotsjellës ekziston akoma te partia në pushtet siç ekzistonte sa ishte në opozitë, por se tash, sipas saj, është përkthyer në kërcënim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo tha se, me këtë koment, Haxhiu ka tentuar të ndërhyjë në drejtësi.

“Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!? Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar”, tha Halimi.

ADVERTISEMENT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Thirrja e Haxhiut drejtuar prokurorit është bërë të premten në seancën gjyqësore ku ajo bashkë me deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombol të gazit.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar Haxhiu.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...

Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

Enver Hasani merr ftesë për ligjëratë në Oxford Union, forumin e famshëm të debatit të universitetit prestigjioz britanik

12/04/2026, 16:41

Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident i rëndë, humb jetën një person

13/04/2026, 7:44
Tahiri: Kryeministrit ju ka bo kryet vota

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

12/04/2026, 18:32
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Aksident në Prishtinë, përplasen dy vetura mes vete

12/04/2026, 18:29
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen, për t’i shmangur pasojat, bëjeni vetë

12/04/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv