Në mbledhjen e sotme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT, OSSH dhe FSHU, ka pasur tensione dhe përplasje verbale mes gazetarëve dhe anëtarëve të bordit.
Pikë kulminante e tensioneve ishte kërkesa e anëtarëve të bordit që gazetarët të linin sallën për të vazhduar mbledhjen me dyer të mbyllura, pa dhënë informacion për përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Gazetarët kundërshtuan këtë kërkesë dhe insistuan për transparencë në lidhje me çmimet e reja.
Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, u përgjigj duke deklaruar se “përgjigjen e keni në raportet që janë publike” dhe shtoi se një komunikatë zyrtare do të publikohet më vonë.