Bizneset e sektorin privat do t’i mbrojë e fuqizojë.
Për ta konfirmuar këtë, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u ndal të mërkurën edhe te një shtëpi e modës.
Kreu aktual i Mitrovicës tha se u befasua për të mirë me ato që pa te ky biznes, e sidomos me faktin se shumica e atyre që punojnë këtu janë vajza e gra, raporton Klan Kosova.
Hamza nuk bleu diçka këtu, por e pranoi se i pëlqyen sakot ndërsa tregoi se çfarë ngjyrash për veshje i preferon.
Ai tha se vizioni i tij për zhvillimin e vendit është i qartë – duke mbështetur ndërmarrësit rritet edhe buxheti i shtetit.
Shpalosjen e programit për ekonomi nuk e përfundoi më kaq, pasi në një aktivitet tjetër mblodhi edhe përfaqësues të bizneseve tjera, të cilëve, po ashtu, u dha shpjegime për masat mbështetëse që do t’i aplikojë qeveria e tij potenciale.
Hamza ua bëri me dije bizneseve se mbrojtja e punëtorëve në sektorin privat është prioritet i tij politik. /Klankosova.tv