Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ritheksuar edhe një herë premtimet e tij kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamza sërish përmendi ngritjen e pagave, ngritjen e pensioneve, si dhe mbështetjen e madhe financiare për studentët kosovarë.
“Më shumë zhvillim për bizneset, më pak tatime. 50% rritje të pagave për sektorin publik dhe 70% për pensionin bazik. Shëndetësi moderne dhe dyfishim i buxhetit për blerjen e barnave për pacientë. Arsim për të ardhmen, 25 milionë euro në vit për Fondin Shtetëror të Bursave”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.
PDK-ja, e cila garon me numrin 131 në këto palë zgjedhje, e nominoi Hamzën si kandidat për kryeministër dhe bartës së listës, ndërsa kryetari i partisë, Memli Krasniqi, është i dyti në listë.