Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Studentët me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në 42-vjetorin e tyre.
Haradinaj ka thënë se demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, pasuan me kryengritje gjithë popullore.
“42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se prej asaj kohe e deri tek lufta e UÇK-së, asnjëherë nuk rreshti rezistenca për liri.
“Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Mirënjohës përjetë!”, është shprehur Haradinaj.