https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj nderon heronjtë Arben dhe Luan Qerimaj: Ishte lufta e UÇK-së që krijoi aleancën me NATO-n dhe Amerikën

Haradinaj nderon heronjtë Arben dhe Luan Qerimaj: Ishte lufta e UÇK-së që krijoi aleancën me NATO-n dhe Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në Gllogjan në ceremoninë përkujtimore në nderim të Heronjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj, në përvjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Haradinaj kujtoi me nderimet më të larta edhe bashkëluftëtarët që ranë po në këtë ditë: Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Të gjithë këta trima që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë shpirtin e tyre luftarak, besnikërinë ndaj shokëve dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë armikut,” theksoi Haradinaj në fjalën e tij.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai rikujtoi se rruga deri te liria ishte e gjatë dhe e vështirë, e mundur vetëm falë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ishte kjo luftë që solli lirinë, që hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë dhe që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari”, u shpreh Haradinaj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në përfundim të shkrimit të tij, ai ritheksoi angazhimin për një Kosovë të sigurt dhe të integruar në strukturat euroatlantike. “Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika”, tha ai.

ADVERTISEMENT

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Luan e Arben Qerimaj, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) ka realizuar arrestimin e gjashtë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03

Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Aleksinac në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24

Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Podujevës, do të mbahet më 1 dhjetor, duke filluar nga ora 10:30. Kjo u...

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19

Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën...

RTK kërkon kredi për të dalë nga kriza – Murati fajëson opozitën

Nis subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

21/11/2025, 18:00

Këtë javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një masë e destinuar për...

Lajmi i fundit

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24
Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv