https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj nga SHBA-ja kritikon Kurtin: Punët e shtëpisë fillojnë me ndryshimin e qeverisë

Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, po qëndron që disa ditë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ku mori pjesë edhe në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa realizoi edhe disa takime të tjera, të cilat u komentuan në Kosovë. Mbrëmë Haradinaj u intervistua nga “Zëri i Amerikës”, ku foli për shumë tema. Çfarë tha Haradinaj?

Gjatë intervistë, Haradinaj ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të tanishë, Albin Kurti.

“Ne jemi përballë me një qeveri që ka qenë jo e kujdesshme dhe e respektueshme ndaj shumë vlerave, proceseve në vend. Kuptohet që me akumulimin katërvjeçar të këtyre irritimeve, pakënaqësive me mënyrën e qeverisjes së vendit, të shprehura nga opozita, është e habitshme që ta bëjë këtë edhe kryetari i qeverisë. Pra nuk ka logjikë që të bërtasë edhe kryeministri, që në këtë rast ka qeverisur mbi katër vite dhe ka bërë pesë buxhete. Me logjikën e zgjedhjeve, një kryetar qeverie tregon punën që ka bërë dhe punën që do të bëjë. Pra, në këtë rast opozita mund të thotë që është në nivelin e saj, të kryerjes së detyrës së ballafaqimit me keq-qeverisjen, me dështimet e qeverisë Kurti”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje, Haradinaj tha se Kurti ka dështuar të bashkëpunojë me Administratën Biden.

“Së pari, ne duhet ta kuptojmë se është ndryshim i madh. Pra një dinamikë ndryshe. Koncept tjetër i ecjes përpara. Dhe nuk guxojmë pra të humbasim kohë. Besoj shumë se do të ishte lajm i keq, ky është mendimi im, nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti, për shkak se kjo qeveri dështoi të bashkëpunojë me administratën Biden”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj foli edhe për Administratën Trump.

ADVERTISEMENT

“Por, nuk do të kemi më tolerancë në asnjë lëvizje përpara nëse nuk e ndryshojmë qeverinë dhe nëse nuk i rikthehemi marrëdhënieve bilaterale, kontraktuale me administratën Trump. Unë mendoj që edhe në këtë vizitë, kemi ruajtur një vazhdimësi. Kur unë krijova ushtrinë në 2018, ka qenë administrata Trump, pra për ligjet e ushtrisë dhe vetë ushtrinë. E kemi ruajtur një vazhdimësi, por nuk na toleron askush se si i kryejmë punët e shtëpisë. Unë mendoj që punët e shtëpisë fillojnë me ndryshimin e qeverisë. Pra më 9 shkurt. Besoj që do ta shtojmë hapin, ritmin. Mirëpo nuk është njësoj. Është shumë situatë e ndryshme. Ka shumë zhvillime globale. Ka një qasje të re të vetë Presidentit Trump, administratës së tij, ndaj gjithë këtyre proceseve. Ne nuk duhet të përfshihemi në këto planet e reja për riorganizim të proceseve të sigurisë amerikane. Pra, trupat amerikane duhet të vazhdojnë të jenë në Kosovë”, ka theksuar Haradinaj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë intervistës, Haradinaj premtoi përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga dialogu, duke dhënë një premtim interesant rreth Asociacionit.

“Tani kemi një plan të ri, krejtësisht të ri. Pra, ne do t’i përmbushim detyrimet e dialogut. Siç e dini, dialogojmë me Serbinë për mbi 20 vite dhe ka shumë marrëveshje, shumë kontrata. Pra tani së fundmi, plani franko-gjerman, marrëveshja e Ohrit. Unë mendoj se, dhe plani im është, që t’i përmbushim detyrimet që na dolën prej dialogut, përfshirë asociacionin, duke e dërguar që javën e parë në Gjykatën Kushtetuese. Me Serbinë nuk do të vazhdojmë më të dialogojmë”, ka thënë Haradinaj.

Post Views: 152

Poste të ngjashme

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

30/06/2025, 21:03

Të martën pritet të mbajë mot me diell gjatë gjithë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Reagon Valon Syla, tregon se si u sulmua dhe përse

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025, 19:58

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arrestimit të tij nën akuzat për dhunë ndaj të dashurës, duke hedhur poshtë pretendimet...

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

30/06/2025, 19:55

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut e mirëpret si "mik" e "vëlla" kryeministrin në detyrë të Kosovës para Samitit të liderëve...

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

30/06/2025, 19:35

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin. Ai pretendon se...

Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

30/06/2025, 17:10

Betim Hasi, zyrtar policor në Gjakovë, në rrjete sociale ka përkrahur dhunën fizike që kolegët e tij dyshohen se përdorën...

Lajmi i fundit

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

30/06/2025, 21:03
Reagon Valon Syla, tregon se si u sulmua dhe përse

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025, 19:58
Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

Mexheti e pret në kufi Kurtin: E mirëprita si vëlla

30/06/2025, 19:55
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

30/06/2025, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv