Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka shpalosur planin e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke theksuar rritjen e investimeve dhe krijimin e mundësive për bizneset.
Programi parashikon një rritje ekonomike prej 7%, me një total investimesh prej 25 miliardë eurosh, përfshirë 9 miliardë euro nga sektori publik dhe 16 miliardë euro nga sektori privat.
Haradinaj ka premtuar një infrastrukturë moderne, me investime të mëdha në rrugë, arsim, shëndetësi, dhe energji.
Ai ka theksuar gjithashtu politikën fiskale mbështetëse për bizneset, me lehtësira për ata që investojnë dhe punësojnë gra.
Plani i tij përfshin gjithashtu rritjen e pagave për punonjësit publikë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Ai ka premtuar pagë mesatare prej 1000 euro që ka thënë se do të jetë në mandatin e parë qeverisës dhe secilin vit vijues do të ketë rritje prej 13%.