Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pasi kryeministri Kurti pas takimit me Miroslav Lajçak, ka thënë se do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se Kurti po i ndërrojka fjalët.
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët!?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.