https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjetit të Grave të Kosovës, ku vlerësoi rolin shumëvjeçar të këtij rrjeti në avancimin e të drejtave të grave, forcimin e demokracisë dhe ngritjen e standardeve të barazisë në vend.

Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se kontributi i grave të Kosovës nuk matet vetëm në momente të mëdha historike, por edhe në punën e përditshme që ka mbajtur në këmbë familjen, komunitetin dhe vetë shoqërinë.

Duke kujtuar marshin “Bukë për Drenicën” në pranverën e vitit 1998, ajo ndau një kujtim personal nga fëmijëria, kur pa nënën e saj dhe gratë e lagjes duke dalë me bukë në dorë në solidaritet me qytetarët e Drenicës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“E kuptova se dhimbja e tjetrit nuk është e huaj, se kohëve të vështira u bëhet ballë, dhe se kur gratë përfshihen, shoqëria përparon”, tha znj. Haxhiu.

Ajo vlerësoi Rrjeti i Grave të Kosovës si një prej shembujve më të qartë të organizimit qytetar që ka kthyer forcën e heshtur të grave në ndikim publik, duke qenë për dekada zë i qartë për barazinë, mbrojtjen nga dhuna, pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe politika më të drejta.

U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se institucionet përfitojnë kur bashkëpunojnë me shoqërinë civile dhe me organizata që sjellin dije, hulumtime serioze dhe përvojën reale të qytetarëve në proceset vendimmarrëse

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ligjet bëhen më të mira kur mbështeten në dije. Politikat bëhen më të drejta kur mbështeten në përvojë”, u shpreh ajo.

Në fund, znj. Haxhiu falënderoi anëtaret e rrjetit për punën dhe këmbënguljen ndër vite, duke theksuar se sa herë që një grua përfaqësohet dhe dëgjohet, demokracia e Kosovës bëhet më e plotë.

Poste të ngjashme

Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

25/04/2026, 14:17

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me ndotjen e ajrit...

Abdixhiku: Në emrin e propozuar mund të jetë edhe Vjosa Osmani

Abdixhiku: Në emrin e propozuar mund të jetë edhe Vjosa Osmani

25/04/2026, 14:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës,...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

25/04/2026, 13:12

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite ishin pesë pika për shqyrtim....

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një ofertë për opozitën që të propozojë tre emra për president. Sipas propozimit të ri...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar shmangien e afateve procedurale të buxhetit për vitin 2026. Me 58 vota për,...

Lajmi i fundit

Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

25/04/2026, 14:17
Abdixhiku: Në emrin e propozuar mund të jetë edhe Vjosa Osmani

Abdixhiku: Në emrin e propozuar mund të jetë edhe Vjosa Osmani

25/04/2026, 14:10
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Seanca e jashtëzakonshme: Mocionet dështojnë, veç energjia “kalon” te deputetët

25/04/2026, 13:12
Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

Haxhiu mori pjesë në Kuvendin Vjetor të 23-të të Anëtareve të Rrjeti i Grave të Kosovës

25/04/2026, 12:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv