Në pyetjen e emisionit Politiko: “A mund të ma konfirmoni nëse është e vërtetë, po flitet se ju jeni kryetare e Kuvendit të Kosovës. A ka diçka të vërtetë këtu?”, Albulena Haxhiu mbrëmë është përgjigjur kështu:
“Jo as këtu nuk ka. Deri tani jo. Mua herë po më lënë në ministri, herë shefe e grupit parlamentar as kryetar ee Kuvendit. Asnjëhera nga këto nuk qëndron, por e them se kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi”, tha ajo.
“Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave”, tha Haxhiu.
Sot, Kuvendi i Kosovës, në dy tentime ka provuar të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në pozitën e së cilës nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun por ka dështuar me vetëm 57 vota për.