Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, të hënën është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Temë diskutimi ishin çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Alban Bajrami, tha se Kosova është vendi i parë që e ka votuar Konventën e Stambollit dhe se po e trajtojnë me prioritet parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës seksuale.
Për këtë temë, më gjatë foli ministrja Albulena Haxhiu, e cila tha se për ata prokurorë e gjyqtarë që nuk i kanë kryer detyrat do ketë një vlerësim të qartë.
“Gjatë këtij viti kemi ndarë buxhet për strehimoret dhe këtë vit kemi ndarë rreth 900 mijë euro dhe është buxheti më i madh për këto strehimore. Ndërsa 1.5 milionë janë ndarë për subvencione për organizatat që merre me parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh Haxhiu.
“Deri tani nuk kemi parë veprime ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të kenë marr veprime disiplinore. Do ta kemi një pasqyrë të qartë se kush nuk i ka kryer detyrat dhe kush është dashur të bëjë më shumë”, u shpreh Haxhiu.







