https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu: Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite

Caktohet ekspertizë balistike jashtë shtetit për gazin në Kuvend ku akuzohet ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu ka thënë sot se Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta sipas saj sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj.

“Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi.

Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite”, shkruan ajo.

“Kritika ime është e zëshme dhe e hapur. Jam përjetësisht e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, vetëm sa për të krijuar një situatë, për të  shprehur mllef dhe kushedi mbase kanë të drejtë sepse:

Metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda dy viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në  institucione”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Lexoni të plotë disa nga siç i quan ministrja iniciativa që përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë.

  • Vetingu në sistemin e drejtësisë

Brenda 1 viti e gjysmë është hartuar koncept dokumenti, amendamentet kushtetuese dhe kemi pranuar Opinionin pozitiv nga Venecia.

  • Reforma në Këshillin Prokurorial

Brenda 1 viti është hartuar projektligji, janë pranuar e opinione të Venecias dhe sikur opozita të mos e dërgonte në Gjykatë Kushtetuese, sot do ta kishim Këshillin Prokurorial të reformuar.

  • Byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Brenda 2 viteve, është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është hartuar ligji, kemi pranuar 2 opinione nga Venecia dhe Ligji tashmë është miratuar.

  • Adresimi i dhunës në familje

Brenda 1 viti e gjysmë, është hartuar strategjia nacionale kundër dhunës në familje, janë bërë ndryshimet ligjore me qëllim të ofrimit të ndihmës juridike për viktimat, janë eliminuar pengesat për kompensimin e viktimave të krimit, strehimoret janë mbështetur me më shumë buxhet, kemi bërë ndryshimet në kode për dënimet plotësuese, kemi bërë fushata sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes dhe raportim të dhunës dhe po ashtu kemi nisur reformat në qendrat për punë sociale.

  • Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës

Brenda 1 viti është hartuar projektligji për themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, është adresuar gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës, janë mbështetur financiarisht institucionet për adresim të këtyre krimeve dhe po punohet në strategji për drejtësi tranzicionale.

Me dy projekte të mëdha, njëri për kthimin e legjitimitetit dhe integritetit në gjyqësor, dhe tjetrin me verifikimin e pasurisë në mënyrë jo të pastër Kosova përfundimisht do të shndërrohet në vend model në Ballkan, ndërkohë që po i afrohet vlerave dhe orientimeve perëndimore.

ADVERTISEMENT

Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhra të saj. Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite.

Kosova do të bëhet vend i jetueshëm, për të gjithë, jo për të fortët.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kujdestaria juaj nuk e zbehë punën tonë, e ne gjithsesi do të jemi edhe më të kujdesshëm. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin...

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh...

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Malishevë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të...

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar...

Lajmi i fundit

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00
Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv