https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu thotë se Faton Hajrizin e telefonoi dikush para se të arratisej, rastin e tij e ndërlidh me protestat kundër litiumit në Serbi

Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka folur për rastin e Faton Hajrizit, qytetarit për të cilin autoritetet e Serbisë kanë thënë ta kenë vrarë, pasi ai dyshohet të ketë vrarë një polic në Serbi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Haxhiu ka thënë se kishte alarmuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke i kërkuar që rasti të hetohet dhe të merren masat.

Ajo ka thënë se është njoftuar nëpërmjet task-force të formuar nga institucionet e sigurisë se prokurori në Mitrovicë s’kishte vepruar asgjë, duke u arsyetuar se ka punë të tjera.

Më tutje, ajo deklaroi se ka pasur një telefonatë nga Smrekonica dikush me Faton Hajrizin para se të arratisej.

 

Jam alarmuar kur kam kuptuar se prokurori në Mitrovicë s’po merr veprime për shkak se ka punë të tjera. Kemi shkuar te Kryeprokurori Besim Kelmendi, kemi alarmuar se kemi rastin e Faton Hajrizit dhe se prokurori nuk po nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve. Më pas ka pasur lëvizje nga prokurori. Ka pasur një telefonatë nga Smrekonica nga dikush me Faton Hajrizin para se të arratisej. Institucioneve gjegjëse iu është dashur numri kontaktues dhe prokurori s’ka lejuar që të japë qasje në listën e numrave të telefonit. Është dashur të veprojmë ne që të hapen rrugë”, ka shtuar Haxhiu.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Haxhiu ishte intervistuar nga Prokuroria për një deklaratë që thotë se nuk e ka thënë ashtu “kontrollimi i burgjeve nga Serbia”.

ADVERTISEMENT

Ajo tha se nuk e ka dhënë asnjëherë një deklaratë të tillë, por organet gjegjëse sugjerojnë ashtu.

“Unë s’kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës, por organet gjegjëse sugjerojnë ashtu. Kush do ta kuptojë ashtu, unë s’kam çfarë t’i bëjë. Mendoj se është e rëndësishme që institucionet si prokurori të jetë në në komunikim të plotë me AKI-në. Aty ku ka pasur bashkëpunim kemi pasur suksese, rasti me spiunazhin është i fundit…Unë kam thënë se informacionet e organeve tona në disa raste janë që këto arratisje nga burgje janë cytur nga grupe kriminale. Në rastin e fundit, ende ka diskutime nëse është vrarë ose jo. Rasti ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave të litiumit në Serbi, e vendi i vrasjes së policit ku ka ndodhur është 9 kilometra nga vendi ku planifikohet të ndërtohen minierat. Ka pasur paralajmërime për protesta, e kur ka ndodhur ky rast, është izoluar lokacioni dhe s’ka pasur mundësi të ketë reagime”, ka deklaruar Haxhiu.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv