Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasësit e Lirdona Ademajt, duhet të marrin dënimin e miratuar nga institucionet e drejtësisë.
Ajo gjatë fjalimit të saj në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”, ka thënë se ky rast tregon për punën që ka hapësirë për t’u bërë akoma më shumë.
“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja ka potencuar se në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën.
Vitia, deklaroi se është çnjerëzore detyrimi i heqjes së fëmijës femër.
“Betejat e këtij rangu kërkojnë qëndrime dhe veprime. Sipas të dhënave të vitit 2022, janë raportuar 1070 aborte, shifër kjo qe mund të jetë shumë më e lartë”, shtoi ai.
Ndërsa Nagavci, pohoi se aborti selektiv ndikon në aspektin emocional dhe psikik të nënave.
“Ky fenomen prek më shumë vajzat, fatkeqësisht edhe Kosova është një nga vendet”, shtoi Nagavci.
Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-s, Visare Mujko Nimani bëri të ditur se ndër vite ka pasur më shumë lindje të djemve se vajzave.
/Albanianpost.com







