Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u sollën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Të dy u ndaluan të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Nikçi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.
Ndërsa Shalaku dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.