https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Hero, ikonë, frymëzim…”/ Yjet e muzikës dhe fansat i bëjnë homazh Ozzy Osbourne: Humbëm vëllain tonë

“Hero, ikonë, frymëzim…”/ Yjet e muzikës dhe fansat i bëjnë homazh Ozzy Osbourne: Humbëm vëllain tonë

Yjet e muzikës, fansat dhe ish-anëtarët e grupit i kanë bërë homazh Ozzy Osbourne, vokalistit të grupit të heavy metal, “Black Sabbath”, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

“Ne humbëm vëllain tonë”, tha bashkëthemeluesi i grupit Tony Iommi, ndërsa basisti Geezer Butler kujtoi koncertin e tyre të fundit dhe bateristi Bill Ward ndau një foto të vjetër të tyre së bashku.

Vdekja e ikonës së muzikës të martën erdhi më pak se tre javë pasi grupi i tij muzikor dha koncertin e lamtumirës në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ai e donte atë që bënte, e donte muzikën. Jam shumë i lumtur që patëm mundësinë të mblidhemi përsëri për të bërë shfaqjen [e lamtumirës]”, tha Iommi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Osbourne, i njohur për shfaqjet live energjike dhe kontraverse, frymëzoi një brez muzikantësh.

“Është e pamundur të përshkruhet me fjalë se çfarë ka nënkuptuar Ozzy Osbourne për Metallica-n”, tha grupi në një deklaratë në X. “Hero, ikonë, pionier, frymëzim, mentor dhe, mbi të gjitha, mik janë disa që më vijnë ndërmend”.

ADVERTISEMENT

Black Sabbath ishin të shkëlqyer në zhanrin e muzikës heavy metal, duke shkruar këngë klasike si Paranoid, War Pigs dhe Iron Man.

Pasi u largua nga grupi në vitin 1979 për shkak të tensioneve në rritje me anëtarët e tjerë të grupit, Osbourne pati një karrierë të gjatë muzikore solo duke publikuar më shumë se një duzinë albumesh. Kënga e tij e parë e publikuar vitin tjetër, Crazy Train, është padyshim një nga këngët e tij më të famshme.

Në vitet 2000, imazhi i tij i egër u transformua falë reality show-t të MTV-së, The Osbournes – i cili e portretizoi yllin si patriarkun mirëdashës dhe shpesh të hutuar të një familjeje të çrregullt.

Osbourne la pas gruan e tij Sharon dhe gjashtë fëmijë, tre nga secila prej dy martesave të tij.

Poste të ngjashme

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve...

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...

Lajmi i fundit

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46
E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv